Kompania e mirënjohur vendore “AMO”, e cila merret me prodhimin e produkteve ushqimore, është certifikuar me Standardin “Hallall”. Certifikimi i produkteve me Standardin Hallall, vije pas sukseseve të vazhdueshme në tregun vendor dhe të huaj, pasi produktet e saj përveç Kosovës eksportohen edhe në disa vende të botës. Për t’i uruar për marrjen e certifikatës së Standardit “Hallall”, ambientet e kompanisë “AMO”, të mërkurën i ka vizituar Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë. Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava, është ndarë i kënaqur me punë që bëhet në këtë kompani. Drejtori i Kompanisë “AMO”, Sami Morina, ka thënë për Telegrafin se certifikimi i produkteve me Standardin “Hallall” ka rëndësi të madhe për zhvillimin e kompanisë. “Certifikimi me Standardin ‘Hallall’ për produktet ushqimore, do të ketë ndikim pozitiv te kompania, e cila besojmë se do të rezultojë edhe me rritjen e shitjeve”, tha Morina. Përveç certifikimit me Standardin “Hallall” dhe standarde të tjera për siguri, produktet e “AMO”-s, është e certifikuar edhe me standardin anglez “ISO 22000”. Ai ka treguar se produktet e “AMO”-s eksportohen edhe në 11 vende të botës.
Lexo me shume